INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali me sindromën down që u bë milioner nga çorapet [FOTO]

Djali me sindromën down që u bë milioner nga çorapet [FOTO]

Publikuar më: 14:06 13-07-2018

"Tërhiqni lartë çorapet tuaja", kjo nuk është thjesht një shprehje.

por çelësi i suksesit për John Cronin. Ai është një djalë i veçantë 21 vjeç nga SHBA që ka arritur të bëhet milioner.

1.jpg

John Cronin ka lindur me sindromën down dhe në momentin që përfundoi gjimnazin, kishte dëshirë të hapte një biznes.

Babai i tij, Mark i sugjeroi disa ide por, John vendosi të hapte dyqanin e tij online të çorapeve.

3.jpg

"Po pse çorape?", e pyetën njerëzit kureshtar.

"Sepse ato janë të bukura dhe të mbajnë ngrohtë", u përgjigj në mënyrë të pafajshme John.

Ky pasion i tij u shpërblye me sukses që në vitin e parë të nisjes.

Në 2016 'John's Crazy Socks' arriti të grumbullonte nga shitjet rreth 1.4 milion dollar.

John jo vetëm një djalë i suksesshëm, i veçantë por dhe bamirës pasi një pjesë e mirë e fitimeve, 21-vjeçari i dërgon për bamirësi.

Por çfarë ka kaq të veçantë biznesi i çorapeve?

I gjithë suksesi është tek figurat. John ka stiluar rreth 1.400 lloje çorapesh me figura të ndryshme.

Personazhet e tij janë të gjithë, qentë, macet, aktorët e njohur dhe politikanët, si psh Donald Trump.

"John është me të vërtet një frymëzim, rasti i tij tregon se me vullnet pasion dhe punë çdo gjë mund të arrihet pavarësisht se je ndryshe nga të tjerët", shprehet Mark babi i djaloshit.10.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018491744995117