INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali në burg, gruaja e deputetit Rrahman Rraja në gjendje të rëndë shëndetësore

Djali në burg, gruaja e deputetit Rrahman Rraja në gjendje të rëndë shëndetësore

Publikuar më: 11:23 08-10-2018

Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së sotme në Kryesinë e Kuvendit, ka komentuar gjatë çështjen "Xhisiela". Përveç reagimit që pati ndaj ngjarjes së djeshme, ku në shtëpinë e gjyshit të Xhisielës ka shpërthyer tritol, ai është ndalur dhe te deputeti i Ps, Rrahman Rraja.

Rama ka shprehur keqardhje ndaj deputetit Rraja duke treguar se ai po kalon një situatë tepër të vështirë familjare, pasi gruaja e tij ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

"Sot djali i një deputeti është në burg, më vjen shumë keq për Rrahmanin sepse është pranë shtratit të gruas në spital, e cila ka kohë që po lufton me vdekjen. Po kalon situatë të vështirë edhe si baba. Pavarësisht se ka një djalë që është aty ku e meriton të jetë".

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434