James Holt ka shpenzuar rreth 21 mijë paund në operacione plastike, vetëm për t’u dukur si Kim Kardashian.
Sipas “The Sun”, ai është James Holt. Ky i fundit ka treguar se dëshiron që të jetë një kopje e Kim Kardashian, sepse e do shumë atë dhe tashmë ka menduar të heqë disa brinjë për të bërë një bel të hollë dhe vithe të mëdha si ajo.
Operacionet plastike që ai ka bërë deri më tani nuk i kanë shkuar edhe aq mirë, pasi ka pasur vështirësi në të ngrënë dhe komplikacione të tjera shëndetësore. Pavarësisht kësaj, 22-vjeçari nuk heq dorë dhe shprehet se do ta çojë deri në fund ëndrrën e tij.