Kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë në Fier për të diskutuar për zhvillimet në bujqësi, vizitë e cila nuk ka shkuar ashtu siç duhet për të. Gjatë kohës Rama po ecte me mbështetësit e tij, një djalosh i komunitetit rom, i është ankuar kryeministrit në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Na le pa kokërr leku në xhep. Ku i le lekët?!”, i thotë djaloshi kreut të qeverisë, i cili vazhdoi rrugën, ndërkohë që nuk munguan as të qeshurat nga të pranishmit.