Çudia e rradhës na vjen nga Kina e largët ku Wang Fuman, ka arritur në shkollës si normalisht pas 5 kilometër rrugë por kësaj here ka ndodhur diçka krejt jo normale.
Flokët e Wang-ut ishin komplet të ngrira pasi kishte udhëtuar në mot të ftohtë.
Më e keqja ishte se 8-vjeçari duhet të qëndronte ashtu i lagur duke ngrirë së ftohti, pasi klasa nuk ka sisteme ngrohje.
Duart e tij ishin të plasaritura, pasi nuk ka pasur dorëza teksa ka ecur për afro pesë kilometra, në temperaturë minus nëntë gradë Celsius.
Raportohet se ai është i braktisur nga nëna, ndërsa babai i punon në një qytet tjetër, duke bërë që ai të jetojë me gjyshen dhe një motër më të madhe, në kushte shumë të vështira.
Pas raportimit Wang-ut i kanë dhuruar një xhaketë të re.
Mësimdhënësit kanë thënë se ky nxënës i klasës së tretë ka nota të shkëlqyera, ndërsa është shumë i dhënë pas matematikës.