Moderatorja bukuroshe Marina Vjollca u martua para pak kohësh me reperin Getoar Selimi, por së fundmi çifti janë vënë në qendër të vëmendjes nëse do të bëhen prindër. Ditën e djeshme, Marina Vjollca ka publikuar në Instagram një foto me bashkëshortin e saj. Ata duken shumë bukur pranë njëri-tjetrin, ndërsa Marina e ka shoqëruar foton me një zemër, si një zgjedhje e saj për të shprehur publikisht ndjenjat partnerit të saj.
Por, në morinë e komenteve për çiftin, nga komplimentat e shumtë dhe vlerësimet, pyetjet që ranë në sy ishin disa mbi dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
Edhe gazetari Eraldo Rexho, i cili në fakt hyn në listën e miqve të çiftit të njohur i ka shkruar poshtë fotos pyetjen: "Aman mi a je shtatzënë", ndërsa vet protagonistja kuriozitetit të gazetarit ia ka kthyer me fjalët: "A çfarë je ti".
Mirëpo burime të afërta me çiftin për lajmi.net kanë thënë se Marina nuk është shtatzënë, njëherë për njëherë jo dhe kjo gjë është e sigurtë, sipas tyre.