Dy këngëtarët e njohur Mozzik dhe Loredana janë bërë ditën e djeshme prindër për herë të parë. Ka qenë reperi i cili me anë të një postimi në Instagram me një foto ku duket dora e vogëlushes ka njoftuar se është bërë baba i vogëlushes që e kanë quajtur HANA.
Hana e vogël ka vetëm një ditë që ka ardhur në jetë, e megjithatë ajo ka një profil të sajin në Instagram. Lajmin e ka dhënë vetë mami Loredana e cila ka publikuar në Instagramin e saj, profilin zyrtar të vajzës, në mënyrë që ndjekësit t’i bëjnë follow.
Dhe pikërisht edhe pse ka vetëm 1 ditë që ka lindur, Hana ka mbi 27.8 mijë ndjekës (në rritje). Mami Loredana ka publikuar një foto të plotë të fytyrës engjëllore të vogëlushes së sapolindur.
Urime Mozzik dhe Loredana!