INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e anijes në Karaburun/ Në det s’mund të qarkullojë më çdo mjet, bllokohen disa

Djegia e anijes në Karaburun/ Në det s’mund të qarkullojë më çdo mjet, bllokohen disa

Publikuar më: 09:03 31-07-2019

Kapiteneria e Portit ka ushtruar kontroll tek anijet turistike, për të shmangur ngjarje të tjera si ajo e dy ditëve më parë ku u dogj një anije në gadishullin e Karaburunit. Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se 98% e anijeve turistike zbatonin kriteret, ndërsa pjesa që nuk plotësonin kërkesat janë bllokuar.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka specifikuar të gjitha kontrollet.
Në portin e Vlorës operojnë këtë sezon turistik 15 subjekte me anije me 12 pasagjerë e lart. Kapiteneria e Portit Vlore mori një sërë masash dhe kontrollesh të detajuara të paisjeve të zjarrfikse në këto anije turistike të cilat rrezultuan 98% konform çertifikatës së rregjistrit detar shqiptar e cila është përgjegjëse për numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikse në bazë të kapacitetit të anijes dhe tipit të saj.
Anijet që nuk plotësonin kërkesat në lidhje me mjetet zjarrfikse të cilat duhet të ishin në bord të kolauduara u bllokuan deri në plotësimin e plotë të tyre.
Sipas kapitenerisë inkurajohet çdo turist, person apo autoritet që të denoncojë rastet kur anijet turistike shkelin standartet apo çdo lloj shkelje që vini re gjatë udhëtimeve, pasi masat do jenë shumë të rrepta.

Article Logic
Execution time: 0.0048880577087402