Pas aksidentit tragjik të ditës së djeshme kur një autobus me besimtarë dhe priftërinj ortodoksë u shkrumbua duke sjellë vdekjen e një 65 vjeçareje dhe plagosjen e 11 grave të tjera, policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të autobusit. Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi Skënder Jonuzaj 56 vjeç, i cili drejtonte autobusin me targa AA584MP që mori flakë dhe u dogj plotësisht teksa ishte në ecje. Në autobus ndodheshin 30 pasagjerë, pjesa më e madhe e tyre gra që ishin nisur për një ekskursion në Krujë, Shkodër e më pas në Ulqin, por që përfundoi tragjikisht.
Mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT, teksa flasin për gjëndjen e pacientëve, thonë se disa prej tyre kishin djegie në mbi 50% të trupit por gjëndja e tyre është stabël. Gjithesi gjëndja e tyre në vazhdim, mbetet për t’u parë.