Terroristët e ISIS e kanë pritur me gëzim djegien e katedrales Notre Dame të Parisit, ngjarje që trishtoi francezët dhe njerëz nga e gjithë bota.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISIS ka publikuar një foto ku shihet katedralja në flakë, mbi të cilën shkruhet në arabisht: “Paçi një ditë të mbarë”.“Është dita për t’i thënë lamtumirë këtij tempulli”, shkruhet në mesazhin shoqërues.
Ndërkohë për restaurimin e Katedrales ikonë të Parist në vetëm dy ditë janë mbledhur një milieard euro. Edhe qeveria shqipatre shqiptare i është bashkuar donatorëve ka vendosur të dhurojë dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit, ndihmë monetare do të jap edhe Kosova.