INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e makinës së Flori Mumajesit: Personave në hetim i shtohet edhe dikush tetër [FOTO]

Djegia e makinës së Flori Mumajesit: Personave në hetim i shtohet edhe dikush tetër [FOTO]

Publikuar më: 17:21 29-12-2016

Ende nuk është arritur të identifikohet autori që i vuri flakën makinës së producentit Flori Mumajesi.

Deri më tani hetimet kanë vërtetuar se  zjarri i  vënë makinës së tij në garazhin e një pallati, pranë studios ku Flori punon, ishte i qëllimshëm .

Grupi hetimor ka dalë në këtë përfudnim pasi  ka qëndruar më tepër se 5 orë në vendin e ngjarjes  bashkë me zjarrëfikësit  të cilët  mes shumë vështirësive arritën të shuajnë flakët  e zjarrit.

HETIMI

Në pritje të identifikimit të autorit të zjarrvënies, për të cilin grupi hetimor thotë se është në rrugën e duhur, mësohet se janë ngritur disa pista.

Burimet thanë se po hetohet në disa drejtime, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë, që kantautori Flori Mumajesi pati me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine, me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015­n. Nga ana tjetër po verifikohet edhe një tjetër konflikt, ndonëse virtual, që Mumajesi pati pas “Këngës Magjike”, me vëllezërit Endri e Stefi Prifti.

Nga ana tjetër, nisur nga fakti që makinës së tij iu vu flaka, vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re “Nallane 2”, policia po heton nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes.

Burimet theksuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as ndonjë konflikt për shkak të konkurrencës në biznes, pasi Mumajesi është pronar i një biznesi privat që nuk ka lidhje me muzikën.

Vetë kantautori, i pyetur nga oficerët e policisë për ndonjë dyshim rreth autorëve të ngjarjes, nuk ka mundur të japë asnjë emër konkret, duke u shprehur se nuk ka asnjë konflikt kaq serioz sa për t’i shkatërruar pronën e tij. Policia po verifikon kamerat e sigurisë, ku duket autori i zjarrvënies.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381