INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve/ Ambasada Amerikane i bën thirrje partive opozitare: ‘’Ngrihuni mbi sherret politike, mbroni idealet e demokracisë’’

Djegia e mandateve/ Ambasada Amerikane i bën thirrje partive opozitare: ‘’Ngrihuni mbi sherret politike, mbroni idealet e demokracisë’’

Publikuar më: 18:31 19-02-2019

Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me protestën e 16 Shkurtit. Kjo deklaratë vjen menjëherë pas atyre të Komisionit Europian, e cila bënte thirrje se vendimi për të djegur mandatet nga partitë opozitare shkonte kundra përpjekjeve për negociata me Bashkimin Europian.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson faktin se partitë opozitare, duke përmendur specifikisht Partinë Demokratike dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk duhet të ‘minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit’.

Më pas ata i drejtohen të gjithë deputetëve, se djegia e mandateve nënkupton dështimin në punën e tyre dhe zhgënjim për njerëzit, që ata kanë privilegjin t’i shërbejnë.

Më poshtë deklarata e plotë:

‘Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.”

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998