INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve nga LSI-PD, Rama ‘’ironizon’’ vendimin me shembullin e Juventus

Djegia e mandateve nga LSI-PD, Rama ‘’ironizon’’ vendimin me shembullin e Juventus

Publikuar më: 21:29 18-02-2019

Pas vendimit të LSI-së dhe PD-së për djegien e mandateve, ka reaguar shefi i qeverisë, Edi Rama në rrjetin social “Twitter”.
Shefi i qeverisë personifikon qeverinë me skuadrën e Juventus. Ai shkruan me ironi që skuadra torineze nuk durohet më dhe duhet urgjentisht anulimi i kampionatiti.

Kryeministri Edi Rama bën një analizë “sportive” duke marrë si analogji djegien e mandateve të opozitës dhe shprehet se kjo skuadër e “poshtër duhet të heqë dorë nga avantazhi”.

“Ky Juventusi s’durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, partitë opozitare PD dhe LSI pas vendimit për djegien e mandateve janë shprehur se vendit i duhet krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Ata në argumentet e tyre kanë pohuar se Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një tempull ilegjitim dhe që nuk përfaqëson interesat e votuesve, por atij të krimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059