INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e trinjakëve në Durrës, zbardhen detaje të reja

Djegia e trinjakëve në Durrës, zbardhen detaje të reja

Publikuar më: 19:00 20-09-2017

Tre fëmijë trinjakë të moshës 3 vjeç janë djegur sot pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Romanat në orën 17:30. Babai i fëmijëve, Gëzim Koçi dhe bashkëshortja e tij, nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.

Mësohet se zjarri fillimisht u konstatua nga fqinjët, të cilët dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe të qarat e fëmijëve, por ndërhyrja e tyre nuk mundi të shpëtonte jetën e fëmijëve.

Më pas mbërritën zjarrfikëset nga Shijaku. Familja Koçi ka edhe dy vajza të tjera veç trinjakëve të seksit mashkull, që mësohet se kanë lindur në Itali.

Pas ngjarjes së rëndë ku tre fëmijë të mitur u dogjën në banesën në Romanat të Durrësit e cila mori flakë ka ardhur reagimi i Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial.

Trinjakët u dogjën brenda në banesë, pasi prindërit i kishin mbyllur në një dhomë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri fillimisht ka rënë në dhomën ku ndodheshin fëmijët.

Në reagimin për ngjarjen, ISHTI deklaron se zjarri nuk ka lidhje me bombol gazi, por dyshohet se trinjakët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse.

Sipas të dhënave hetimore paraprake, fëmijët kanë qenë të mbyllur në një dhomë, dritarja e së cilës ka qenë me hekura.

Article Logic
Execution time: 0.0039157867431641