INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djem dhe vajza! Ja 5 gjërat që duhet t’i bëni PATJETËR në moshë të re për të cilat s’do pendoheni

Djem dhe vajza! Ja 5 gjërat që duhet t’i bëni PATJETËR në moshë të re për të cilat s’do pendoheni

Publikuar më: 22:56 05-11-2017

Për jetën kemi lexuar shumë shprehje, të cilat na kanë pëlqyer ose jo, por duke i analizuar mirë, duhet ta pranojmë që janë të vërteta. Një prej tyre është “jeta është e shkurtër, shijoje” dhe lidhur me moralin e kësaj shprehjeje, portali i njohur elitedaily ka shkruar një artikull për 5 gjërat që duhet t’i bëni në moshë të re për të cilat s’do pendoheni më vonë.

Është e rëndësishme që të mos ndiheni nën presion dhe tu shikoni anën më të mirë gjërave.

Thjesht mendoni, në të 20-at festoni diplomimin, ndoshta punën e parë apo edhe hapjen e një profili në Facebook si dhe ndonjë marrëdhënie e cila ju bën të ndiheni shumë mirë.

Intv.al ju sjell 5 gjërat që duhet t’i bëni PATJETËR në moshë të re për të cilat s’do pendoheni

1-Mësoni një aftësi të re

Personat e moshës 20 vjeç kanë frikë se mund të mos gjejnë një punë në të ardhmen. Kështu që mësoni diçka të re, të cilën nuk e dinit më parë pasi është shumë e vlefshme edhe nëse ju merr shumë kohë

2-Lejojeni veten të doni dikë me të cilin edhe mund të mos kaloni jetën bashkë

Pjesa më e madhe e lidhjeve të çifteve të cilët janë të rinj në moshë përqëndrohen te një qëllim: Martesa. Nuk ka asgjë të keqe, por gabohen. Është e rëndësishme ti lejoni vetes të dashuroni lirisht pa u shqetësuar se çfarë do të ndodhë më pas sepse kjo do t’ju bëjë të vuani. Mos e mbyllni veten te një qëllim dhe kënaquni para se të përfundojë një marrëdhënie dhe të fillojë një e re.

3-Udhëtoni

Shkoni në një shtet të ri të paktën një herë në vit. Kjo duhet të jetë motoja juaj kur të diplomoheni dhe të filloni punën e parë. Por duhet të mendoni për udhëtimet dhe të kurseni para.

4-Thuaj “PO” dhe provo gjithçka

Kjo lidhet me dëshirën dhe me gjendjen financiare. Objektivi i të gjithëve duhet të jetë pavarësia financiare e duke e patur atë mund të bëni çfarë të doni, çdo gjë që ju bën të ndiheni mirë, por duhet të punoni fort, të dilni në jetë herët.

5-Jetoni jashtë vendit ku keni jetuar zakonisht

Duhet të mësoheni të jetoni në vende që s’keni jetuar më parë dhe kështu do kuptoni se sa të aftë jeni për t’u bërë ballë vështirësive, qoftë kjo për një periudhë të shkurtër

Kështu që, bëhuni egoistë!

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486