INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djema! Bëni këto 6 veprime dhe vajzat do “çmenden” pas jush, apo e kemi gabim?

Djema! Bëni këto 6 veprime dhe vajzat do “çmenden” pas jush, apo e kemi gabim?

Publikuar më: 22:08 18-07-2018

Mësojini njëherë e mirë!

Na është krijuar përshtypja sikur meshkujt nuk ndihen në “siklet” gjatë një takimi, ata janë të lirshëm dhe nuk ndihen në ankth sikurse ne femrat. E kemi gabim, pasi edhe meshkujt janë po aq të tensionuar sa femrat vetëm se janë aq të zotët sa ta kamuflojnë.

Që takimi juaj të jetë sa më i suksesshëm dhe ju të arrini ti bini në sy vajzës që dëshironi duhet të bëni disa veprime të cilat iu garantojnë sukses.

Gjithashtu nëse jeni duke u bërë gati të dilni me shoqëri, ndërsa akoma jeni duke kërkuar një vajzë, këto janë këshillat për ju.

Nëse uleni

Nëse uleni për të pirë ndonjë pije, qëndroni ulur qetësisht me këmbë të shtrira. Bërrylat patjetër largojini nga trupi dhe mos tregoni shenja nervozizmi. Nëse ju jepet rasti, njërën dorë vendoseni mbi karrige, do të dukeni më të shkujdesur dhe më tërheqës.

Buzëqeshja

Buzëqeshja konstante, posaçërisht nëse bëhet dhunshëm, nuk është joshëse për femrat.

Nëse jeni në shoqëri me miq

Përdorni një shaka të mirë apo diçka ngjashme që mikut tënd t’ia rrahësh krahët. Kjo është shenjë dominimi në shoqëri.

Lëmoni mjekrën

Nëse keni gjuajtur ndonjë shikim dhe dini që po ju vështron, disa herë lëmojeni mjekrën. Kjo ka lidhje me testosteronet, kanë konstatuar shkencëtarët, mirëpo kështu do t’ia “rikujtoni” mashkullitetin tuaj.

Gjuani shikimin

Sillni shikimin “vërdallë”, mirëpo nëse e takoni me shikim në ndonjë çast, keni gjasa të mira. Mbani kontaktin me sy, jeni më joshës se meshkujt e tjerë përreth jush.

Ndiqni sinjalet e saj

Nëse të gjitha letrat i keni luajtur mirë, do të vëreni interesimin e saj ndaj jush dhe shenjat të cilat ajo tani jua dërgon juve. Nëse ngre vetullat ndërisa ju shikon, i vë flokët pas veshi, është e gatshme t’ju njohë më hollësisht.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885