INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djema, kjo është femra për të cilën do të pendoheni që e keni humbur

Djema, kjo është femra për të cilën do të pendoheni që e keni humbur

Publikuar më: 23:10 21-11-2018

Ajo është lloji i gruas që do t’ju japë një mundësi të dytë, të tretë dhe të katërt edhe nëse nuk e meritoni. Ju e dini sa keq keni vepruar ndaj saj në të kaluarën, por zgjidhni të besoni se ka ende diçka të mirë në ju që keni ndryshuar dhe ia vlen t’ju jepet një mundësi tjetër

Ajo është lloji i gruas që do të lëndohet çdo herë që ta gënjesh, por ende zgjedh të të falë. Kjo do t’ju japë besim dhe respekt, pavarësisht  herëve të shumta që e keni tradhtuar në të kaluarën. Asaj do t’i thyhet zemra në qoftë se ju anuloni një takim me të, por ajo nuk do të zemërohet me ju. Ajo kurrë nuk do t’ju fajësojë, edhe nëse kështu është e vërteta.

Ajo është një grua që kurrë nuk pret ndjenjat tuaja, para së gjithash ajo e di se ato janë të rralla, por edhe sepse e di kur janë të rreme. Dhe nëse rrallë thoni “Më vjen keq” ajo do ta pranojë, duke lënë mënjanë krenarinë e saj. Ajo është lloji i gruas që gjithmonë do të bëjë përpjekjet maksimale në marrëdhënie, sepse ajo me të vërtetë mendon se ia vlen gjithë koha dhe përkushtimi.

Ajo gjithmonë do të jetë aty për ju. Ajo është lloji i gruas që gjithmonë do t’ju mbrojë dhe do t’ju mbështesë në të gjitha problemet me të cilat ballafaqoheni, edhe nëse nuk i jepni të gjithë sigurinë që i nevojitet. Ajo është atje për ju, për mirë ose për keq. Ajo gjithmonë do të gjejë kohë për ju, edhe kur dita e saj është e mbushur me angazhime, sepse ajo nuk dëshiron t’ju zhgënjejë edhe sikur ju, ta mashtroni vazhdimisht.

Ajo kurrë nuk do t’ju lërë të prisni. Ajo është një grua që u përgjigjet mesazheve sa më shpejt  të jetë e mundur, sepse ajo nuk dëshiron që ju të ndiheni se nuk jeni prioritet i saj. Ajo kurrë nuk do t’ua vonojë qëllimisht përgjigjet. Ajo është një grua që ju jep gjithçka që ajo ka dhe nuk pret nga ju asgjë në kthim. Ajo është lloji i gruas që kurrë nuk thotë gjëra të këqija për ju, edhe nëse jeni personi më i vrazhdë në tokë.

Ajo gjithmonë do të tregojë durim të madh me ju, edhe kur njerëzit e tjerë në të njëjtën situatë kanë hequr dorë. Ajo është gruaja që gjithmonë do të të dojë, edhe pse nuk e çmon. Ajo është lloji i gruas që ju do, edhe nëse nuk e meritoni. Ajo është lloji i gruas që vazhdimisht përpiqet të të bëjë një person më të mirë edhe nëse kjo do të thotë neglizhimi i synimeve dhe ëndrrave të saj.

Ajo është gruaja që vazhdimisht ju bën të kuptoni se ajo ju do dhe do të bëjë gjithçka për ju dhe do të jetë pranë jush. Ajo vazhdimisht vetë-kritikon dhe mendon se nuk e meriton të jetë me ju, edhe nëse e vërteta është se jeni ju ai që nuk meriton të jet me të. Ajo është lloji i gruas që do të kërkojë falje për një gabim që ndoshta nuk e ka bërë, por vetëm për t’ju bërë të lumtur. Pra, është gruaja që ju do të pendoheni pse e keni humbur.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877