INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djema, KUJDES! Mos i mbani kurrë prezervativët në portofol, ja PSE

Djema, KUJDES! Mos i mbani kurrë prezervativët në portofol, ja PSE

Publikuar më: 16:10 29-08-2018

Nëse rastësisht shkon biseda tek marrëdhëniet seksuale, është e sigurt që një mashkull ka gjithnjë një prezervativ me vete, ose në xhepa ose në kuletë. Por keni vepruar gabim deri tani.

Kjo thuhet për shkak të temperaturës dhe fërkimit.

“Nxehtësia, lagështia, fërkimi dhe drita mund të ndikojnë në cilësinë e prezervativëve dhe t’i bëjnë ato më pak efektive,” thotë drejtuesja e fondacionit FPA për shëndetin seksual, O’Sullivan.

Xhepat kanë gjithnjë temperaturë të lartë duke qenë se janë në kontakt të vazhdueshëm më trupin, dhe kjo dëmton prezervativët dhe mund të çojë dhe në çarje të tyre. Gjithashtu, shto dhe rrezikun e kontaktit me mjete të mprehta si çelësat apo sende të tjera. Ju gjithashtu duhet të shmangni mbajtjen e prezervativëve në dollapin tuaj të tualetit (lagështia mund të shkaktojë dëme), në pragun e dritares ose kudo tjetër ku bien rrezet e diellit direkte, në këpucë dhe çorapë etj. Që tani e tutje, më të kujdesshëm djema!

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441