INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djema,  nëse e keni ndarë mendjen për martesë, këto janë 3 bashkëshortet ideale sipas shenjës së horoskopit

Djema, nëse e keni ndarë mendjen për martesë, këto janë 3 bashkëshortet ideale sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 13:15 14-05-2017

Cilat shenja të horoskopit mund të jenë bashkëshortet më të mira, bazuar nga karakteristikat e tyre?

Disa me mblesëri, disa me dashuri, por të gjithë janë pak skeptikë kur bëhet fjalë për momentin final të martesës. Mirëpo një ndihmë të madhe këtu e jep edhe horoskopi.Astrologët kanë veçuar  tre nga shenjat e horoskopit që kanë vetitë më të mira që një mashkull do donte të kishte bashkëshortja e tij.

Gaforrja              
Gaforrja cilësohet si bashkëshortja më e mirë në krahasim me të gjitha shenjat e tjera të horoskopit dhe për astrologët mban vendin e parë. Është shumë e vështirë të bindësh një gaforre për martesë por nëse diçka e tillë ndodh, mashkulli duhet të jetë ndër më fatlumët. Femrat gaforre kujdesen dhe i falin shumë dashuri bashkëshortit të tyre. Nga ana tjetër ato kujdesen në mënyrë të përkryer për fëmijët dhe për familjen si dhe janë shumë të zonjat edhe në punë, pasi kanë intuitë dhe inteligjencë.

Ujori     
Femrat e shenjës së Ujorit mbajnë vendin e dytë si bashkëshortet më të mira, pasi jo vetëm që janë shumë besnike, por ato janë të mrekullueshme dhe dinë të kujdesen si për familjen ashtu edhe për veten. Gjithashtu ato janë shumë pozitive nga natyra dhe arrijnë ti shohin gjërat me optimizëm duke u përpjekur të bëjnë gjithnjë më të mirën për partnerin dhe gjithë familjen.

Bricjapi
Femrat e shenjës së Bricjapit e dinë recetën e lumturisë familjare. Ato mendohen gjatë para se të zgjedhin bashkëshortin e tyre por kur lidhin martesën ato janë shumë besnike dhe e konsiderojnë atë “deri në fund të jetës”. Prandaj bashkëshortët e femrave të shenjës së Bricjapit duhet të ndihen shumë me fat dhe nuk duhet të kenë frikë nga tradhtitë. Nga ana tjetër femrat e shenjës së Bricjapit janë shumë të kujdesshme dhe janë menaxhere shumë të mira të familjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338