Femrat janë të komplikuara, por shpesh mjaftojnë disa ‘truke’ të vogla për ta bërë të lumtur partneren tuaj.
Meshkujt mund të jenë miq dhe partner shumë të mirë, por nganjëherë (madje shumë herë) mund të bëjnë edhe më shumë. Disa fjali që femrave u vijnë gjithmonë ndër mend janë: “Nuk ka bërë asnjë sakrificë” ose “Është gjithmonë me miqtë” ose “Nuk më kushton rëndësi”.
Ja pra djem, për të mos dëgjuar këto frazat e zakonshme, më poshtë keni disa këshilla për atë se çfarë ka nevojë vërtet një femër.
Sigurisht që nuk ka asnjë formulë magjike për mënyrën sesi duhet trajtuar një femër, kjo është më tepër një përshkrim për gjërat që ne femrat i konsiderojmë shumë të rëndësishme në një lidhje.
Detajet kanë rëndësi
Disa meshkuj mendojnë se gjërat e mëdha bëjnë të lumtur një femër, por çdo ditë e më shumë tregon se çdo gjest i vogël është shumë i rëndësishëm.
Fjala e rëndësishme me “S”
‘Sforcohu’, kjo fjalë nuk është shumë familjare për meshkujt, e dimë, por është çelësi i lumturisë së çdo gruaje. Lëreni jashtë krenarinë, telefonojeni për ta pyetur se si i ka shkuar dita, ose bëni diçka vërtet spektakolare për përvjetorin tuaj. Ja vlen!
Arrogant-jo, të sigurt në vetvete – gjithmonë
E keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa meshkuj që nuk janë të bukur ose të pasur kanë pas vetes shumë femra? Kjo quhet siguri: femrat preferojnë një mashkull që është me këmbë në tokë në çdo situatë. E bën të ndihet e mbrojtur dhe kjo është diçka e rëndësishme. Bëni kujdes që kjo të mos kalojë në arrogancë sepse kjo e fundit është element negativ në një marrëdhënie.
Kavalierët ekzistojnë akoma
Bëhuni zotërinj të vërtetë në çdo kohë nëse mundeni. Pagesa e faturës në takimin e parë, hapja e derës, ndihma me pallton janë gjëra që duken si jashtë mode por që i pëlqejnë thuajse të gjithë femrave.
Mos jini ‘burra-fëmijë’
Femrat dëshirojnë të kujdesen për mashkullin që kanë në krah, por kujdes mos e ktheni në marrëdhënien mama-bir. Jeni burra me shpirt djaloshar, por kjo nuk ju lejon të kërkoni kujdesin si të një nënë të shqetësuar. Kështu që gjejini vetë çorapet, mos prisni të jetë vetëm partnerja juaj ajo që gatuan apo pastron enët.
Dëgjoni dhe tregoni interes
Pas një dite të lodhshme, femrat pëlqejnë që kur ktheheni në shtëpi, t’i dëgjoni. Shumë femrave u pëlqen të flasin për ndjesitë e tyre dhe ndodhitë e ditës. Kështu që, lëreni mënjanëm televizorin, smarphone-in dhe filloni të dëgjoni.
Jini të ndershëm, gënjeshtrat nuk ju leverdisin
Është shumë e vërtetë: të qënurit i ndershëm është politika më e mirë. Të thënit e një gënjeshtre duket si një mënyrë e mirë për të shmangur një debat, por mos harroni se herët a vonë e vërteta del në dritë. Thënë ndryshe s’do t’ju pëlqente me siguri t’ju zbulohej gënjeshtra.
Janë prioriteti juaj?
Femrat duhet të ndihen më të rëndësishme sesa një Playstation apo një ndeshje futbolli. Sigurisht, meshkujt duhet të kalojnë kohën e lirë me miqtë, ose duke ndjekur pasionet e tyre, por kjo s’duhet të marrë kohë nga marrëdhënia juaj dhe mbi të gjitha s’duhet ta bëjë partneren të ndihet ‘e harruar’.
Vini re ndryshimet e vogla
E dashura juaj ka prerë flokët, ka veshur një fustan të ri dhe është bërë e bukur për ju? Minimumi që mund të bëni është një kompliment. Fundja, nuk po ju kërkojnë diçka të jashtëzakonshme.
Merreni me qetësi…në krevat
Nuk ka gjë më të keqe sesa të mbarosh pa nisur. Një femër ka nevojë për kohën e saj për të arritur orgazmën, kështu që mos jini të nxituar.
Mos u ofendoni nëse refuzojnë të bëjnë seks
Në shumicën e rasteve, kur refuzojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale, nuk ka të bëjë fare me ju apo me tërheqjen që kanë ndaj jush. Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për stresin apo thjesht për lodhjen? E pra këta janë ‘vrasësit’ e jetës seksuale. Mos i kushtoni kaq rëndësi, e nesërmja mund të jetë një ditë krejt normale.