Emisioni "Big Bastards" , që çunat e "Çmendina Dublim" do të bënin në Top Channel nuk shkoi më shumë se sa një puntatë.
Vetë djemtë rrëfyen për intv.al se arsyeja e prishjes së kontratës ishte mosrënia dakord mes palëve për pagesën.
Menjëherë pas kësaj ngjarje Faqja Çmendina Dublim, e cila transmetonte këto materiale u hakua. Por me sa duket grupi i Çmendinës ka gjetur mënyrën për të transmetuar sërish materialet e tyre. Këtë herë në puntantë u përfshi dhe Fun Club Big Brother.
Megjithatë djemtë kanë thumbuar moderatoren Albana Osmani duke bërë ironi për diçka të thënë nga ajo.
Por nuk ka vonuar as reagimi i saj, e cila e ka marrë me sportivitet situatën.