INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djemtë e bllokuar në shpellë letër prindërve: Mos u shqetësoni, jemi të fortë

Djemtë e bllokuar në shpellë letër prindërve: Mos u shqetësoni, jemi të fortë

Publikuar më: 08:33 07-07-2018

Djemtë tajlandezë, të bllokuar prej dy javësh në një shpellë kanë shkruar një letër për prindërit e tyre.

Në letër ndër të tjera ata shkruajnë: “Mos u shqetësoni… ne jemi të gjithë të fortë”.

Shënimet e tyre përfshijnë ndër të tjera edhe kërkesa për ushqim, përfshirë edhe pulën e skuqur.

“Mësues mos na jep shumë detyra shtëpie”, ishte një tjetër shënim i fëmijëve.

Një tjetër letër ka shkruar edhe trajneri i djemve, i cili u shpreh keqardhjen prindërve të 12 lojtarëve.

Në letrën e tij, trajneri 25-vjeçar Ekkapol Chantawong shkruan: “Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.

Unë premtoj se do të kujdesem për fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme. Faleminderit të gjithëve për ndihmën që po na jepni. Sinqerisht u kërkoj falje prindërve"

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396