Djemtë e Kombëtares Shqiptare janë nisur plot emocione drejt Lionit, për t’u ndeshur me Rumaninë. Një shans i fundit për ta dhe për ne si tifozë, që ta shohim Kombëtaren të kualifikuar më tej.
Kuptohet që gjatë gjithë kësaj kohe djemtë kanë bërë një performancë të shkëlqyer, sa i përket daljeve publike dhe paraqitjes.
Asnjë skandal, asnjë fjalë e thënë pa menduar por gjithnjë të rregullt nën kostumet e Altin Micit.
Megjithatë gjithnjë duhet ndonjë gjë për të prishur ‘’Syrin e keq’’.
Ja për shembull, atletet e Armando Sadikut, të cilat nuk kombinojnë gjëkundi me kostumin serioz. Dhe ai e bën maksimumin për të mos u dukur fare keq, duke hequr xhaketën që e bardha e atleteve të dominohet nga e bardha e këmishës. Kushedi ku i ka harruar këpucët sulmuesi ynë… /newsbomb.al