INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djemtë kanë shumë turp t'u bëjnë këto pyetje vajzave

Djemtë kanë shumë turp t'u bëjnë këto pyetje vajzave

Publikuar më: 15:31 19-04-2019

Një marrëdhënie midis një mashkulli dhe një femre kërkon përkushtim dhe kjo do të thotë që me kohën të mësosh edhe detajet më të imtësishme të sjelljeve, gjesteve, mendimeve apo edhe të preferencave të partnerit, jo vetëm fizike, por edhe atyre të jetës së përditshme.

Megjithëse partnerja, mund t’i duket perfekte në mënyrën se si sillet me të apo mënyra se si flet, janë disa gjeste që meshkujt i kanë të vështira për t’i kuptuar dhe ndihen në siklet ta pyesin.

Disa veprime të femrës së tyre, meshkujve u duken konfuze dhe hezitojnë ta pyesin për arsye të ndryshme.

Pse u shijon aq shumë përqafimi?

Femrat marrin shumë kënaqësi nga përqafimi me mashkullin e tyre të zemrës.

Ato kanë dëshirë të ledhatohen dhe të preken e të ngacmohen duke i treguar atij që e dëshirojnë. Nuk ka asgjë si të qëndrosh në shtrat me të dashurin ose burrin tënd.

Megjithatë, shpjegimi është shumë i thjeshtë: Mbajtja në krahë, u jep femrave një ndjenjë sigurie.

Përqafimi shpreh ngushëllim, mbështetje, dhe një dëshirë për të ndarë hapësirën personale.

Plus, nxit prodhimin e oksitocinës, një hormon që lidhet me lidhjen dhe ndjenjat e tjera pozitive dhe rrit humorin e të dy palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0031018257141113