Dhe intv.al ju sjell videon përshëndetëse për ju, Bebe Rexha: ‘’Jam krenare që jam shqiptare’’
Ajo nuk rresht kurrë se na bëri krenarë. Këtë herë Bebe Rexha ka dashur të përshëndetëse të gjithë shqiptarët për festat e flamurit. Ajo dhe familja e saj kanë darkuar në një restorant shqiptar ku ishin të rrethuar nga shumë shqiptarë dhe në sfond dëgjohej muzikë shqiptare. Ndjekësit e intv.al kanë dërguar këtë video, ku shihet Bebe teksa na uron festat e flamurit.
“Urime 28 Nëntorin! Jam krenare që jam shqiptare, dibrane! Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu sepse babai im erdhi në Amerikë nga Dibra dhe unë munda të realizoj ëndërrën time dhe jam krenare që jam shqiptare” shprehet në video Bebe./intv.al/