Interesante apo të çuditshme?
Princi Harry i dha fund beqarisë ditën e shtunë në një ceremoni madhështore të dasmës së tij me Meghan Markle. Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e botës mbarë, prej ditësh ishte përqendruar te kjo dasmë, që mund të cilësohet padiskutim si dasma e vitit. Me mijëra njerëz iu bashkuan ceremonisë, ndërsa miliona të tjerë e ndoqën atë live, nëpërmjet transmetimeve televizive.
Ceremonia madhështore ishte e përsosur në çdo detaj, por qershia mbi tortë ishte padyshim nusja, që u cilësua simbol i thjeshtësisë dhe bukurisë. Megjithatë, aktorja 36-vjeçare nuk do të njihet si Princesha Meghan. Kjo është për shkak të rregullave që qeverisin kurorën britanike; vetëm ata që lindin në familjen mbretërore mund të përdorin titullin Princi ose Princesha, e ndjekur nga emri i tyre i parë.
Meghan-it i duhet të heqë dorë nga shumë gjëra që neve mund të na duken të vogla se s`na i ka ndaluar njeri, por po të na i ndalonin do ankoheshim pafund.
Lamtumirë selfie! Keni parë ndonjë selfie të Kate-it deri tani? As nuk do shikoni. Edhe Meghan e ka totalisht të ndaluar.
Ja gjërat që Meghanit i ndalohen rreptësisht të bëjë tani që u bë Dukesha e Sussex.
1. Të dalë vetëm
2. Të ketë llogari personale në rrjete sociale.
3.Të votojë në zgjedhjet britanike.
4. T’i lyejë gishtat me ngjyra të forta.
5. Të japë autografë.
6. Të shkojë të flejë para mbretëreshës.
7. Të veshë rroba të shkurtra nga ato që kishte fiksim.
8. T’i nxjerrë këmbët zhveshur.
9. Të vazhdojë karrierën si aktore.
10. Të ulet këmbë mbi këmbë.