INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do dështojë ardhja e 20 afrikanëve në Shqipëri? Flet eksperti italian

Do dështojë ardhja e 20 afrikanëve në Shqipëri? Flet eksperti italian

Publikuar më: 09:48 29-08-2018

Shqipëria vendosi që të pranojë 20 emigrantë nga anija “Diciotti” që u bllokua në portin e Catania-s. Por, pavarësisht dëshirës së Shqipërisë, kjo tentativë mund të dështojë. Kryetari i Shoqatës Italiane të Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco, në një intervistë për mediat italiane tregon arsyet se përse 20 emigrantët nga Eritrea mund të mos vijnë në Shqipëri. Ai thotë se është e pamundur ligjërisht një nismë e tillë e ndërmarrë nga Shqipëria, pasi nuk është në BE dhe kjo do të thoshte largim të detyruar apo ilegal të refugjatëve nga Italia. Rruga e tyre për të ardhur në Shqipëri sipas Truccos do të jetë e gjatë, pasi legjislacioni e kundërshton një gjë të tillë.

‘’Në këtë pikë jemi jashtë çdo plani juridik, pasi Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe në këtë mënyrë po flasim për një largim në një vend të tretë që nuk ka gjithçka që është parashikuar nga sistemi i përbashkët europian i azilit. Kjo do të thotë se nuk jemi të sigurt nëse kemi plotësuar kërkesën e tyre për njohjen e mbrojtjes. Transferimi në Shqipëri mund të bëhet vetëm nëse emigrantët janë dakord dhe jo kundër dëshirës së tyre, pasi do të ishte largim me forcë. Pastaj është edhe çështja e zgjedhjes. Si do të përcaktohet kush duhet të shkojë në Shqipëri? Është një teatër absurd’’ ka thënë Lorenco Trucco

Nga 150 emigrantë që ndodheshin në anijen “Diciotti” që u bllokua në Catania, 20 merr Shqipëria, 25 Irlanda dhe pjesa tjetër është strehuar në kishat Italiane.

Article Logic
Execution time: 0.0041768550872803