INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do dilni në takim për herë të parë? 5 Gjërat që nuk duhet t’i bëni!

Do dilni në takim për herë të parë? 5 Gjërat që nuk duhet t’i bëni!

Publikuar më: 12:02 22-09-2016
Përpara se të dilni me dikë, që ju pëlqen bëni mirë të keni parasysh disa gjëra.
Kushtojini rëndësi zakoneve që bëni në takim. Do bezdisni shumë personin tjetër dhe takimi do ju shkatërrohej.
 
1. Profili juaj është i mbushur me selfie
Një Universitet në Toronto, ka dalë në përfundimin se rrjetet sociale, kohët e fundit janë në qëndër të vëmendjes te të gjithë. Personi që po dilni, sigurisht që ka parë profilin tuaj. Nësë, atë e keni mbushur me selfie, kujdes pasi do jepni përshtypjen se ju pëlqen shumë vetja dhe ju pëlqen të ekspozoheni.
 
2. Mos qani 
Në takimin tuaj, mund të diskutoni për shumë gjëra. Nëse ju ndodh të prekeni për ndonjë temë, mundohuni që mos të shfaqni direkt të gjitha emocionet tuaja. Mundohuni të përmbaheni në takim.
 
3. Mos u tregoni se jeni shumë të mirë
Një studim, nga University of British Columbia doli në përfundimin, se femrat sidomos janë më shumë të interesuara për meshkujt e këqinj. Nëse doni të tregoni se jeni “e mire”, ose “i mirë”, do dështoni në takimin e parë me dikë.
 
4. Mos vendosni shumë tualet
Studime të ndryshme, kanë treguar se meshkujt nuk i pëlqejnë femrat që lyhen shumë. Sa më bukur dhe pa e ekzagjeruar të jeni, aq më shumë do jepni përshtypje të mirë. Mos mendoni se duke shkuar në takim, shumë e lyer do i pëlqeni më shumë. 
 
5. Mos hidhni shumë parfum
Parfumi është shumë personal. Ndoshta për personin tjetër nuk është i mirë, prandaj mos rrezikoni. Me rëndësi është të mbani erë të mirë, pra  çdo gjë me masën e duhur. 
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998