INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do dilni në takim për herë të parë me dikë që e pëlqeni shumë? Bëni këto 4 gjëra!

Do dilni në takim për herë të parë me dikë që e pëlqeni shumë? Bëni këto 4 gjëra!

Publikuar më: 11:55 08-08-2018
Nëse dëshironi që takimi juaj i parë të dalë mirë, duhet të keni parasysh disa gjëra.
Sipas intv.al në rast se do dilni në takim për herë të parë me dikë, nuk duhet të bëni disa gabime, sepse do  dështoni si takim dhe do ndiheni keq më pas, sidomos në rastet kur e pëlqeni personin tjetër. Ja çfarë duhet të dini:
1. Mos e lini takimin si të gjithë
Kjo do të thotë se duhet të mundoheni të shmangni takimet në lokal, ose restorant. Mund të shkoni në ndonjë park, ose të bëni diçka më interesante. Kjo do ndikojë që takimi të jetë më real dhe jo në siklet tipike në lokal, ku mundoheni të shfaqeni si dikush që nuk jeni.
2. Ndani ndjenjat, jo informacionet
Sa më shumë të shprehni ndjenjat tuaja të vërteta, aq më mirë do t’ju shkojë si takim. Nëse thjesht flisni në përgjithësi, sipas intv.al nuk do duket interesant takimi dhe pritshmëritë do jenë të vogla.
3. Mbajeni bisedën të këndshme dhe merreni lehtë
Mos flisni për gjëra që nuk keni informacion, duke e vënë veten më shumë në siklet. Mundohuni të jeni sa më të këndshëm gjatë bisedës, duke e bërë tjetrin të mendojë se të qëndruarit me ju është diçka fantastike. Lërini ironitë dhe mos bëni që tjetri të mendojë më të keqen për ju.
4. Lejojeni t’ju puthë nëse vërtetë doni edhe ju të njëjtën gjë
Mos i krijoni vetes vështirësira, pasi do pendoheni. Nëse e ndjeni se e dëshironi edhe  ju këtë puthje, mos i ndrydhni ndjenjat tuaja. Gjërat që rrjedhin vetë në mënyrë natyrale, janë më të bukurat.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271