INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do donit të bënit një jetë të tillë?! Zbulohen detajet, ja si janë në të vërtetë festat e Dan Bilzerian, ''mbretit'' të INSTAGRAMIT [FOTO]

Do donit të bënit një jetë të tillë?! Zbulohen detajet, ja si janë në të vërtetë festat e Dan Bilzerian, ''mbretit'' të INSTAGRAMIT [FOTO]

Publikuar më: 15:52 20-09-2018

Kush nuk do donte të bënte një jetë si të Dan Bilzerian!

Makina luksoze, femra seksi, shtëpi si në përralla, udhëtime të paharrueshme, e tillë është jeta e Dan Bilzerian. Nuk e ka aspak problem të paraqesë jetën e tij “të shthurur” në rrjetet sociale dhe jo më kot është quajtur si “Mbreti i Instagramit”. Nëse nuk e dinit, ka vajza dhe djem që aplikojnë për të shkuar në udhëtime me miliarderin amerikan, të cilin e shohim gjithnjë mes femrash seksi e vendeve të shtrenjta.

Shumica e meshkujve e kanë zili Danin për jetën e tij që bën dhe një modele e njohur, ka treguar se si është të jesh brenda festave të playboy-t të famshëm.

Kaitlyn Isham, modelja 29 vjeçare që është ylli i reality show-t “The Seven Year Switch” dhe që mori pjesë në festën e lançimit të kompanisë së kanabisit që Bilzerian hapi këtë javë, ka rrëfyer diçka më shumë mbi jetën e tij private.

“Dëgjova që kishte një festë dhe i bëra mesazh grupit të tij nëse mund të merrja pjesë. Ata ma bënë të qartë që vetëm femrat tërheqëse mund të merrnin pjesë dhe kjo më bëri nervoze”, rrëfeu ajo në një intervistë, duke thënë se tek kjo festë lejoheshin vetëm femrat seksi. Për më shumë, Kaitlyn ka treguar se kur arriti në festë, pa pronën luksoze me vlerën mbi 100 milion dollarë.

be.jpg

 

“Kurrë nuk kam qenë në një shtëpi kaq të shtrenjtë. Kishte femra të bukura kudo. Ylli i festës më në fund u duk me një lodër seksi në dorë dhe unë u trimërova që t’i flisja. Unë u prezantova tek ai si” bashkëshortja e tij e ardhshme shpirtërore “! I thashë se shenjat tona të astrologjisë janë të pajtueshme dhe se unë dua të jem mamaja e bebeve të tij”, la thënë Kaitlyn.

“Ai qeshi dhe më falënderoi që kisha shkuar. Ai ishte super i bukur dhe pata një kontakt sy me sy më të. Dan nuk e mori numrin tim, por shpresoj të kem bërë një përshtypje të mirë pranë tij”, përfundoi ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227