INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do e falnit?! Këto janë 3 gjërat që ndryshojnë në një çift pas tradhëtisë!

Do e falnit?! Këto janë 3 gjërat që ndryshojnë në një çift pas tradhëtisë!

Publikuar më: 21:58 13-01-2018

Pa marrë parasysh se sa shumë dashuri keni për dike, nuk mund të mohohet, se nëse njeri nga ju tradhëton, marrëdhënia juaj (nëse ekziston akoma), në menyre të pashmangshme do ti nënshtrohet disa ndryshimeve. Kur dikush tradhëton në një marrëdhënie, ndodh pothuajse gjithmonë sepse ata mendojnë se nevojat e tyre nuk po përmbushën. Femrat zakonisht tradhëtojne sepse ndihen konfuze për ndjenjat e tyre kurse meshkujt për të plotësuar dëshirat e tyre seksuale.

Por, pavarësisht nga arsyet e shumta që mund te mëndohen, tradhëtia asnjëherë nuk është një zgjidhje, shkruan intv.al Nëse ndiheni se nevojat e tyre nuk po plotësohen, atëhere komunikimi është zgjedhja më e mirë për pakënaqësitë dhe zgjidhjen e problemeve. Dhe sigurisht nuk jeni të detyruar të qendroni me dikë që ju ka tradhëtuar. (Dhe shumicen e rasteve nuk duheni.)

Nëse marrëdhenia juaj ka kaluar në disa faza të mbushura me pabesi e gënjeshtra por ju vendosni që ta vazhdoni lidhjen tuaj, duhet të dini se disa gjera me siguri do ndryshojnë mes jush dhe partnerit tuaj.

1-Marrëdhenia juaj do jetë e ftohtë
Nëse zgjidhni që të vazhdoni lidhjen tuaj edhe pas tradhëtise, atëherë duhët ta dini se partnerit të tradhëtuar do ti nevojitet kohë që të marrë veten nga tradhëtia. Dhe sigurisht që kjo gjë do krijojë një distance mes juve. Nëse partneri qe iu tradhëtuar, është penduar më të vërtetë dhe deshiron që marrëdhënia të funksionojë prapë, atëherë është e rëndësishme që ti japin partnerit kohë për të shqyrtuar ndjenjat e tyre.

2-Besimi nuk do të jetë në të njejtin nivel që keni pasur
Pa marrë parasysh se cilat ishin rrethanat e tradhetise dhe pa marrë parasysh sa shumë partneri përpiqet të justifikojë veprimet e tyre, tradhëtia e vret tërësisht besimin. Disa mund të argumentojnë se besimi mund të rindertohet, por gjërat nuk do të jenë kurrë të njejta.

3 Vetebesimi ndryshon, pavarësisht rolit juaj
Ndjenja se keni qenë të pamjaftueshëm per partnerin tuaj dhe nuk keni arritur që ta plotësoni, ndikon në besimin që keni në vetvete. Partneri që është tradhëtuar gjithmonë do ndihet më i ulet dhe besimi mund të ketë lëkundje të ndryshme.
Nëse dëshironi që marrëdhenia juaj të funksionojë edhe pas tradhëtisë, me së miri është që të komunikoni për zgjidhjet e problemeve dhe ndjenjave e besimit tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441