Arjola Demiri është nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar. Rolet e suksesshme në kinematografinë shqiptare si dhe deklaratat pa komplekse e kanë bërë aktoren nga personazhet më të dashur të publikut. Arjola ‘’shpërthimin’’ e saj e pati viteve të fundit duke nisur me rolin e ‘’Xhbanes’’ në serialin ‘’O sa mirë’’ për të vazhduar me projekte të shumta deri tek roli kryesor në filmin ‘’I love Tropoja’’. Ajo ka zbuluar dhe vet se angazhimin e saj e filloi pas ndarjes nga bashkëshorti dhe kthimi në Tropojë. E pas kthimit duke se fillimisht ishte angazhuar si vallëtare e ansamblit të valleve të Tropojës. Në një video që po qarkullon në rrjete sociale shihet një Arjolë komplet ndryshe. E veshur me veshën kombëtare ajo ka një paraqitje ndryshe nga sot.