Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Kohët e fundit ajo është vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të lidhjes me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja u përfolën se ishin bashkë por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht. Më vonë u tha se ishin ndarë, por sërish dyshja heshti dhe ndoshta s’do e marrim vesh kurrë nëse ata kanë qenë të lidhur apo jo. Kiara është shumë aktive në Instagram ku publikon foto e video të ndryshme me ndjekësit e saj me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt.
Së fundmi, moderatorja bukuroshe ka publikuar një foto të vjetër të saj ku shihet përkrahë të atit. Ajo ka uruar babain për ditëlindjen, ndërkohë që vëmendjen e ka marrë pamja e Kiarës në moshë të vogël. Siç duket dhe në foto, Kiara ka qenë me flokë shumë të shkurtra dhe baluke, të cilat e bëjnë të duket shumë më ndryshe se tani.