INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do e shkarkojë Metën, LSI i vihet Ulsi Manjës, paralajmëron fakte tronditëse për të

Do e shkarkojë Metën, LSI i vihet Ulsi Manjës, paralajmëron fakte tronditëse për të

Publikuar më: 14:28 16-07-2019

Ulsi Manja është kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. Përfaqësues të LSI-së, e kanë akuzuar duke thënë se Komisioni Hetimor është një strukturë kriminale, ndërsa sot Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka thënë se do të publikohen fakte tronditëse për Manjën.

“Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, ka thënë Braimllari.
Komisioni Hetimor ka zhvilluar dy mbledhje deri më tani ndërsa afati për shkarkimin e Ilir Metës është deri në shtator.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387