INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do fëmijë me të? Drake sapo bëri deklaratën e papritur për Rihannën dhe të gjithëve na u mbushën sytë me zemra! [FOTO]

Do fëmijë me të? Drake sapo bëri deklaratën e papritur për Rihannën dhe të gjithëve na u mbushën sytë me zemra! [FOTO]

Publikuar më: 17:48 15-10-2018

Gjatë kohës që kishte në krah Rihanna-n mendohej se më në fund kishte gjetur vajzën e ëndrrave të tij dhe ndoshta po mendonte për të bërë hapin e madh. Reperi amerikan Drake, jo vetëm që nuk ka dëshirë të martohet, por nuk arrin dot të krijojë një lidhje afatgjatë me asnjë femër.

Reperi shumë i suksesshëm ka qenë i ftuar për një intervistë të hapur me basketbollistin LeBron James në programin e tij në HBO. Ndër të tjera, Drake ka folur për ëndrrën e tij për të krijuar familje dhe për të pasur një jetë ku do të dashurohej dhe do të krijonte familje.

“Sigurisht, teksa jeta merr formë të mëson ca gjëra. Përfundova këtu, në një situatë që nuk i ngjan një përralle dhe nuk është një përrallë,” tha Drake në “The Shop”.

“Kanë filluar fjalët: ’Oh, Drake nisi një familje me Rihanna-n’. Kjo është perfekte. Dukej shumë mirë në letër. Dhe meqë ra fjala, atë doja edhe unë në atë periudhë në kohë.”

Tani Drake ka një djalë me një aktore të filmave për të rritur, ndërsa i pyetur nëse nëna e tij e ka pranuar mirë këtë, ai e ka pranuar se edhe ajo ka dashur për djalin që kjo t’i ndodhte me një vajzë të mirë që ai dilte.

Me Rihanna-n, për shembull!

asat.png

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833