“Ça do bënit nëse do futeshim prapë në karantinë?”, është pyetja që ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Aristela Leka, ngriti për ndjekësit e saj në “Instagram”.
Përgjigjet ishin nga më të shumtat dhe më të ndryshmet, por vëmendjen e fansave të saj e mori përgjigja e Julit, i cili ka pasur disa takime me Aristelën teksa ishin brenda në “Për’puthen”.
“Do futesha prapë në “Për’puthen”, u pa puna”, i shkruan Juli, të cilit bukuroshja i përgjigjet: “S’të merr njeri më”, duke e etiketuar në postimin e saj.
Ndërsa një ndjekës i ka shkruar se do kishte dëshirë që ta takonte. E Aristela me shaka shkruan në “Instastory”: “Ky duhet të jetë Princi me adresë fake”, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.