Mevlani është rikthyer si konkurrent në programin Për’puthen. Në sezonin e kaluar, emri i tij u përmend gjatë pasi ishte mes Antonelës dhe Ledjanës, por zgjodhi të dilte me këtë të fundit nga programi megjithëse asnjëherë nuk u bënë çift.
Me rikthimin në program, Arjani ka zbuluar se Mevlani ka ndryshuar shije.
Mevlani: Jam më i qetë. Arjan pse më sheh të gjithë kohës? Të ka marrë malli për mua?
Arjani: Më shkruajnë shumë njerëzit pse është Mevlani beqar.
Mevlani: Nuk mërzitem se gjysma e atyre që thonë për mua, janë vetë beqar.
Arjani: E di çfarë shijesh ke, por më duket se ke ndryshuar shije.
Mevlani ka zgjedhur Efin për takimin e tij të parë në Për’puthen.
Ai ka treguar se Efi nuk i jep emocione duke nxitur reagimin e saj, por sqaroi se nuk e kishte për ndjenja, por e cilëson si person që nuk e vë në siklet.
Mevlani: Nuk më jep emocione. Nuk flas për ndjenja por për emocione, nuk të vë në siklet. Ishalla e kam këmbën e mbarë me ty. Më pëlqen se je me karakter të fortë. Kam kuptuar që në çdo lidhje nuk e kanë gjithmonë fajin të tjerët, ndonjëherë e kam dhe unë. Ti kam parë disa puntata dhe nuk shprehesh shumë.
Efi: Nuk shprehem se nuk më ka bërë dikush të shprehem.