U bë kohë që ata të dy e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre.
Dafina Zeqiri dhe Noizy ndodh të takohen sa herë njëri prej tyre ndodhet në Shqipëri ose në Amerikë. Por në videon live të bërë së fundmi nga Dafina, mësuam edhe si e thërriste Noizy mikeshën e tij. “O Hasan”, i shkruan ai këngëtares. Me siguri pas kësaj shprehje fshihet ndonjë situatë me humor mes tyre. Gjithsesi nuk morëm dot përgjigjen e saj sepse “Hasani” nuk e pa atë që i kishte shkruar reperi. /intv.al/