U ndodh brazilianëve!
Rreth 20 milionë dollarë në para të thata janë gjetur poshtë krevatit të një braziliani në Massachusets. Ato kanë dalë në dritë pas një hetimi të gjerë mbi një kompani telefonike interneti e cila në të vërtetë ishte një skemë masive piramidale ndërkombëtare. Shuma kolosale e paravë u gjet në apartamentin e 28 vjeçarit Cleber Rene Rizerio Rocha, i cili është akuzuar për planifikim të pastrimit të parave. Ai mund të dënohet me 20 vjet burg dhe të gjobitet me shuma të majme. Konfiskimi i parave u bë i mundur nga pistat e siguruara në lidhje me hetimin e kompanisë TelexFree.