INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do habiteni kur të mësoni çfarë mban Victoria Beckham gjithnjë në xhepat e saj [FOTO]

Do habiteni kur të mësoni çfarë mban Victoria Beckham gjithnjë në xhepat e saj [FOTO]

Publikuar më: 12:56 13-07-2018

Një ikonë mode si ajo, nuk mund të mos shikohet me detaje në çdo dalje publike ose jo publike që bën. Por përveç stilit gjithmonë të kuruar, Victoria Beckham së fundmi ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesante për veten. Ajo ka një lidhje mjaft të ngushtë me kristalet. Një nga miqtë e afërt të saj shprehet se pëlqen të jetë e rrethuar nga energji pozitive sa herë ëhstë e stresuar. Përveç kësaj, vesh gjithmonë rroba me xhepa në të cilat mban koleksion të vogël gurësh.

“Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”, tha 44-vjeçarja britanike në një intervistë me revistën Elle.

Madje aq shumë e lidhur është me to saqë i përfshiu edhe në koleksionin e ri.

Krijimet e saj të fundit përmbajnë kristale mbi shpatullat dhe pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale.

“Është një mënyrë e mirë që gjithmonë t’i mbani me vete”, tha Victoria.

ghfjyhjky.png

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102