INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do habiteni kur të mësoni sa fitojnë motrat Kardashian nga Instagram-i

Do habiteni kur të mësoni sa fitojnë motrat Kardashian nga Instagram-i

Publikuar më: 19:37 17-03-2017

Nuk kemi dyshimin më të vogël se motrat Kardashian-Jenner janë ndër personazhet me më shumë ndikim në rrjetet sociale. Tashmë të gjithë e dimë se Instagram-i nuk përdoret vetëm për të ndarë foto me miqtë, por edhe për të fituar para nga postimet.

E kush më mirë se motrat e famshme mund ta reklamojë diçka?

CEO-ja i firmës së marketingut “Talent Resources”, Michael Heller,  ka treguar për “US Ëeekly” shumat e parave që Kardashianët fitojnë me postimet e tyre në Instagram.

Biznese të ndryshme paguajnë Kim Kardashian me 500,000$ për një fushatë publicitare, kurse motrat e saj, Khloe dhe Kourtney, paguhen me 250,000$ nëse shpërndajnë foto me produktet e brand-ve të ndryshme. Produktet e reklamuara janë të llojit: veshje, produkte kozmetike, produkte për humbjen e peshës etj. Kim numëron 94.8 milionë ndjekës në Instagram, kurse Khloe 64.1 milionë dhe Kourtney 54.3 milionë.

Vajza, mos guxoni ta mbyllni Instagram-in! 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822