INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Do habiteni me ankesat e bizneseve dhe vlerën e gjobave[VIDEO]

Publikuar më: 10:24 15-11-2017

Vetëm në dy muaj e fundit pranë institucioneve ekonomike dhe finaciare në vend janë depozituar afro 30 ankesa nga sipërmarrësit dhe pjesa më e madhe lidhen me llojet e gjobave, që ata kanë marrë.
Një prej tyre është totalisht e çuditshme, pasi subjekti raporton vendosjen e një gjobe për pasaktësi në prerjen e kuponit tatimor. Gjoba rezulton 330 herë më e lartë se vlera e kuponit.
Një tjetër biznes është ankuar se është ndëshkuar nga dogana për mospajisje me autorizim për prodhim mallrash akcize dhe për këtë i është bllokuar sipërmarrja. Subjekti raporton se aktualisht disponon  një vendim gjykate të formës së prerë, i cili duhet zbatuar dhe duhet ti hiqet konfiskimi i makinerive. Ndërsa renditen dhe ankesat e tjera si problematika me Entin Rregullator të Energjisë, procedurat e gjata për të mbyllur biznesin nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve. Po dhe shumë gjoba që janë paguar nuk janë hequr nga regjistri zyrtar. Në regjistrin e ankesave 12 prej tyre po trajtohen nga Ministria  e Ekonomisë dhe Financave dhe të  tjerat nga Ministria e Energjitikës.

Article Logic
Execution time: 0.0033848285675049