Mamaja e këngëtares Beatrix Ramosaj është mjaft aktive në rrjetet sociale.
E përdor këtë edhe për të promovuar sa më shumë talentet dhe sukseset e dy fëmijëve të saj këngëtarë, Beatrix dhe Alban Ramosaj. Por këtë herë e ka përdorur për diçka ndryshe. Ajo është bërë pjesë e një videoje live të Ermal Mamaqit me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Antigona ka dashur t'i thotë diçka live Edi Ramës dhe mendoi se kjo ishte mënyra e duhur për ta bërë.
"Unë do të kisha votuar, por m’i vonuat pasaportat", i shkruan ajo. Edhe pse nuk mori një përgjigje,gjithsesi e provoi. /intv.al/