Kjo këngë është bërë sinonimi i James Blunt, por vetë këngëtari tregon se kuptimi i saj nuk ka të bëjë dhe aq shumë me dashurinë.
Në një intervistë për Huffington Post, artisti 43 vjeçar rrëfen se kënga është për një mashkull nën efektin e drogës, i cili ngacmon seksualisht një grua në tren. James Blunt në këtë mënyrë shkatërron këngën për shumë romantikë që ishin dashuruar pas saj, por të paktën është i sinqertë më atë që thotë. Këngëtari britanik shton gjithashtu se pavarësisht se është shumë mirënjohës ndaj “You’re Beautiful” për famën që i dha, ky realizim muzikor i ka ardhur në majë të hundës. Por, thjeshtë se ndjehet i bezdisur, nuk do të thotë që nuk do vazhdojë ta luajë nëpër koncerte pasi “do të ishte mungesë respekti ndaj fansave të tij”. Ose ndoshta thjesht nuk do të paguhej më aq shumë!