Shumica e brezit të internetit janë të kënaqur thjesht me numrin e madh të like-ve në postimet ë tyre në Instagram thjesht për t’u ndjerë të pranuar, por më të mirët i përkthejnë like-t në shuma të mëdha parash.
Prestigjozja Forbes ka publikuar një listë me influencat më të mëdha të rrjeteve sociale në fusha të ndryshme si bukuri apo fitness. Megjithatë pjesa më shokuese është se revista amerikane ka zbukuluar gjithashtu se disa nga këto vipa interneti fitojnë plot 300 mijë dollarë për një video të vetëm në YouTube. Sipas të dhënave të mbledhura, influencuesit me 7 milionë ndjekës ose më shumë mund të përfitojnë shuma të çmendura me 6 shifra për vetëm një video të realizuar në bashkëpunim me një brand. Ata gjithashtu mund të përfitojnë 200 mijë dollarë nga Facebook për një postim të sponsorizuar, 150 mijë për një postim të sponsorizuar në Snapchat ose Instagram dhe mbi 50 mijë për një tweet të sponsorizuar. Një çmenduri e vërtetë!
Forbes ka listuar si influencat më të mëdha në fushën e bukurisë Zoella, Michelle Phan dhe Huda Kattan; ndërsa në fitness emrat e Kayla Itsines, Jennifer Selter dhe Emily Skye.