INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do habiteni se çfarë dëshiron një femër si dhuratë për Shën Valentin

Do habiteni se çfarë dëshiron një femër si dhuratë për Shën Valentin

Publikuar më: 14:09 09-02-2017

Kujt ia priste mendja?

E keni parasysh atë thënien e vjetër që dashuria kalon nga stomaku? Rezulton se është më e vërtetë nga çfarë mund ta kishit marrë me mend. Studimi nga Home Chef, një shërbim që të sjell ushqimin në shtëpi, tregon se femrat janë më të interesuara në ushqimin e mirë se sa në romancë. Diçka që vlen për t’u pasur parasysh në ditën e Shën Valentinit, që të tregoni më shumë kujdës në përzgjedhjen e restorantit se sa në atë të dhuratës. Studimi i Home Chef tregon se plot 75% e femrave preferojnë një vakt të mirë përpara seksit në ditën e të dashuruarve. Jo vetëm kaq pasi anketa të cilës i janë nënshtruar 1000 njerëz zbuloi se 44% e femrave do të preferonin të frekuentoheshin me një kuzhinier të mirë se sa me një person me trup tërheqës. Pa përmendur faktin se shumica dërrmuese prej 90% e femrave e konsideronin aftësinë për të gatuar si seksi. Kështu që djema, përvishini mirë mëngët dhe merrni kapelen e kuzhinierit!

Article Logic
Execution time: 0.0014739036560059