INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do habiteni se çfarë i ndodh trupit tuaj kur bini në dashuri!

Do habiteni se çfarë i ndodh trupit tuaj kur bini në dashuri!

Publikuar më: 13:57 18-11-2016

A ka ndjenjë më të bukur sesa të dashurohesh?

Dielli është më i shndritshëm , kafeja juaj duket pak më e mirë dhe asgjë nuk mund t’ua prishë ditën.

Kur ndjejmë se kemi tërheqje fillestare për dikë, çlirohen një koktej kimikatesh: phenethylamine, dopamine dhe oksitocinë.

“Oh, ti godite makinën time në parkim paralel? Mos u shqetëso. Gjithsesi do ta çoja për një ndryshim nafte.” Këto janë ndjenja euforike që tregojnë se keni rënë në dashuri.

Truri ynë  çliron hormone të reja që na bëjnë të jemi të lumtur, në ankth dhe ndonjëherë edhe si të çmendur.

Shpesh mendja jonë racionale nuk mund t’iu bëjë ballë garave të mendimeve dhe pëllëmbëve të djersitura.

Mos u bëni merak. Është e rëndësishme të kujtohet se gjithçka çka ndjejmë është rrjedhojë e veprimeve tona biologjike.

Shumë hormone në trupin tonë vihen në lëvizje kur takojmë një person që na pëlqen.

 Donatella Marazziti, profesore e  psikiatrisë dhe drejtore e laboratorit të Psychopharmacologjisë në Universitetin e Pizës, ka gjetur përmes hulumtimeve të saj që njerëzit që bien në dashuri kanë nivele të ulëta të serotoninës në trurin e tyre.

Ne mund të fajësojmë hormonet tona që na bëjnë neurotik. Por mos u shqetësoni sepse nuk do të jeni kështu përgjithmonë. Ashtu siç dashuria juaj rritet dhe marrëdhënia thellohet, truri juaj kthehet në nivelin e tij normal. 

Pjesa më e madhe prej jush, e kanë parasysh atë periudhën magjike kur nis një marrëdhënie e re. Fokusi juaj i vetëm është që të qëndroni bashkë me atë person. Edhe kur jeni veç e veç ose në shoqërinë e prindërve, jeni në kërkim të një justifikimi për ta sjellë dashurinë tuaj të re në bisedë.

Kjo thirrje e vazhdueshme për të qenë  bashkë mund të na bëjë të ndihemi të varur nga ai person  ndaj duhet ta dimë se kjo është një ndjenjë biologjike.

Rritja e niveleve të testosteronit tek gratë në fazat e para të dashurisë romantike, i bën ato më seksuale dhe agresive.

Në të njëjtën kohë, ulet niveli i testosteronit tek meshkujt gjë që i bën ata më emocionalë dhe të hapur. Këto ndryshime hormonale janë një recetë për të dyja gjinitë që bën të fiksohen ndaj njëri-tjetrit.

Kur jeni duke rënë në dashuri, shpesh nuk e kuptoni  që edhe jeni duke ndryshuar. Të qëndroni me miqtë apo të shihni një film me të dashurin tuaj? Cilin opsion  mund të çoni në dreq?

Nevoja për të qenë së bashku 24/7 mund t’ju  vërë në rrezik për të marrë disa vendime të këqija në fillim.

"Kur dikush merr një kuptim të veçantë për ju,  ju  përqëndroheni  tek  ai  individ sepse sistemi dopaminës  është aktivizuar," tha Fisher.

 Kur ne shohim dashurinë tonë, truri ynë nis  të veprojë në të njëjtën mënyrë sikur të kishim  provuar kokainë!

Kur jeni të dashuruar, i ndjeni ato fluturat në stomak, ndiheni si në ekstazë, jeni nervozë, të çmendur. Gjitashtu edhe stomaku juaj ua jep këtë sinjal. Në fakt nuk ekziston një arsye fizike për këtë.

Tek personat e dashuruar, truri çliron oxytocinë dhe kortizol.

Oxytocina është një hormon që ju bën të ndiheni mirë ndërsa kortizoli, një hormon që shkakton stres. Kjo shpjegon edhe pse ne  mund te ndihemi të lumtur dhe nervozë në të njëjtën kohë.

Pra, kur shihni një person të veçantë për ju, truri juaj menjëherë fillon dhe pompon këto hormone. Kur kortizoli hyn në gjakun tonë, bën që enët e gjakut në zorrën tonë të ngushtohen. Kjo ndjesi shkakton përzierjen që quhen “fluturat”.

Hormoni përgjegjës për ndjenjën euforike është oksitocina e cila është projektuar për t’i mbajtur njerëzit afër.

Pra, nëse kjo përplasje hormonesh ju bën të ndiheni të çmendur dhe të lumtur kur jeni duke rënë në dashuri, vetëm paramendoni se sa  të çmendur do të ndiheni edhe kur ndaheni nga i dashuri e dashura. Kjo sepse ju jeni ende duke përjetuar këto ndryshime fizike. Por në vend të ndjesive të mësipërme, ju ndiheni të vetmuar dhe të rënë në depresion.

Article Logic
Execution time: 0.0039658546447754