INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do habiteni se kush është destinacioni më i vizituar në Shqipëri

Do habiteni se kush është destinacioni më i vizituar në Shqipëri

Publikuar më: 12:04 15-08-2017

Dikur një vend jo shumë i vizituar nga pushuesit, tani është një ndër vendet më të vizituara dhe më të pëlqyera nga të gjithë turistët.

Sazani dhe Karaburuni nuk  janë më një zbulim i ri për pushuesit e turistët. Me qindra janë qytetarët që nisen çdo ditë nga brigjet e Vlorës drejt këtyre destinacioneve, për të shijuar bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur kësaj zone.  

Karaburuni mund të vizitohet me anë të dy rrugëve, tokësore dhe atë detare. Mënyra më e pëlqyer është ajo detare pasi është  një eksperiencë për të mos u humbur. Gjithashtu infrastruktura rrugore për në gadishull është deri diku komode për një udhëtim të qetë.

Shpella e Haxhi Aliut është një nga bukuritë e rralla që të ofron Karaburuni. Në gjiret e vogla, eksploruesit e natyrës mund të gjejnë qetësinë larg zhurmës së plazheve masive.
“Plazhet e Karaburunit janë plazhe të virgjëra. Me ndihmën e bizneseve janë krijuar njësi të vogla shërbimi, duke ruajtur mbi të gjitha natyrën, duke respektuar mjedisin dhe duke u bërë pjesë e atraksionit të ri të Vlorës”, thotë Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486