INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do habiteni se kush janë! 10 modelet më të paguara në botë për vitin 2018 [FOTO]

Do habiteni se kush janë! 10 modelet më të paguara në botë për vitin 2018 [FOTO]

Publikuar më: 18:04 06-11-2018

Të gjithë mendojnë se të jesh një modele është një punë e lehtë: ato thjesht hanë shëndetshëm, bëjnë ushtrime gjatë gjithë kohës dhe duken të bukura 24 ore në 7. Por sigurisht që edhe ato hasen me vështirësi. Ama Të jesh e bukur, do të thotë të kesh edhe shumë para. Modelet janë femrat që më së shumti paguhen për punën që bëjnë. Janë pjesë e fushatave gjigande reklamuese, e sfilatave të markave më prestigjoze dhe shpesh bëhen milionere.

Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasani janë prezantuar 10 modelet më të paguara për vitin 2018, i zbulojmë tani:

10.Ashley Graham
Modelja oversize e ka filluar rrugëtimin drejt modelingut që në moshën 13 vjeç. Ajo është shfaqur nëpër reklama dhe revista si Vogue, Elle, , Harprs Bazaar dhe kohët e fundit e ka zgjeruar karrierë e saj si modele në Javën e modës në New York ku parakaloi tek sfilata e Moschino. Ashley e cila po jep meszhin nëpër botë që të gjitha femrat janë të bukura fiton 5.5 milion dollar dhe renditet në vendin e 10.

spl1671588_008.jpg

 


9.Bella Hadid
Bella Hadid është një ndër modelet më të kërkuara dhe një ndër të preferuarat e brendeve sot. Ajo ishte pothuajse në të gjitha sfilatat në muajin e modës dhe ka qenë prezente në qindra kopertina revistash. Bella Hadid fiton 6 milion në vit dhe renditet në vendin e 9.

bella-hadid-walks-the-runway-during-the-moschino-x-h-m-news-photo-1053150134-1541349798.jpg

 


8.Liu Wen
Modelja aziatike po bëhet një ndër modelet më të suksseshme sot. Që nga ecja e saj në sfilatën e Victoria Secret, ajo po lë gjurmë në industrinë e modelingut. Ajo fiton 6.5 milion dollarë dhe renditet e 8 tek lista e 10 modeleve më të paguara.

liu-wen-wallpapers-58180-995813.jpg

 


7.Karlie Kloss
Karlie është zbuluar në vitin 2005 dhe qysh atëherë ka paraklauar në sfilatë më të rëndësishme të modës.Që nga viti 2011 deri në vitin 2014 ka qenë ëngjëlli i Victoria Secret. Ajo së fundmi është martuar dhe është shumë e lumtur bashkë me 9 milion dollar që fiton në vit nga karriera e saj si modele.

10-Smartest-Models-In-The-World-7.Karlie-Kloss.jpg

 


6. Rosie Huntington
Në vendin e 6 tek lista e 10 modeleve më të paguara qëndron Rosie, e cila numëron plot 9.5 milion dollarë në vit.Ajo ka dominuar në sfilatat e modës për 15 vite dhe sërish vazhdon të jetë një modele e kërkuar. Rosie përvec se ka një linjë të brendshme femrash, ka marrë pjesë edhe në shumë filma.

-1941381-1476734492.700x0c.jpg

 


5. Gigi Hadid
Në vendin e 5 pozicionohet një ndër modelet më të mira të momentit: Gigi Hadid, e cila njësoj si Rosie numëron 9.5 milion dollarë në vit. Ajo ka krijuar emrin e saj dhe ka lënë gjurmë në industrinë e modës. Pas bashkëpunimit të fortë më firmën prestigjoze Tommy Hilfiger, Gigi ka krijuar linjëm e saj të makeupit Maybelline. Gjithashtu është konsideruar edhe si “Gruaja e vitit” për 2017 tek Glamour Awards.

gigi-hadid-woty-2017-2b.jpg

 

 

4.Adriana Lima
Adriana Lima, modelja seksi braziliane ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se një dekadë dhe është ëngjelli më i gjatë i Victoria Secret. Adriana është bëre pjesë e Victoria Secret që në vitin 2000 dhe përpos kësaj, ka ecur në shumë pasarela prestigjoze. Gjithashtu Adriana ka qenë edhe imazhi i shumë markave të njohura. Të ardhurat e saj janë 10.5 milion dollarë në vit.

image.jpg

 


3.Chrissy Teigen
Në vendin e 3 qëndron modelja Chrissy Teigen, bashkëshortja e këngëtarit John Legend. Chrissy, e cila njohet për natyrën e saj karizamtike, numëron plot 13.5 milion dollarë në vit. Ajo e ka filluar karrierën e saj si modele si vajza e kopertinës së Sport Illustrated dhe qysh atëhërë ka pushtuar kopertinat e revistave më të rendësishme të modës: si Ele, Vogue,Cosmopolitan etj.

MV5BMTMxMzYzMjYwMF5BMl5BanBnXkFtZTcwNzAyOTMzNA._V1_.jpg

 

 


2. Gisele Bündchen
Pas 15 vitesh që qëndronte në vendin e parë si modelja më e suksseshme dhe më e paguar, Gisele, këtë vit renditet në vendin e 2 me të ardhura 17.5 milion dollarë në vit. Edhe pse kohët e fundit sikur ka hequr dorë nga sfilatat, supermodelja Gisele fiton mjaft të ardhura nëpërmjet fushtave të rëndësishme të markave të ndryshe.

25439ece-043e-4e2a-98f8-b43fde7f642c-9780525538646_2.jpg

 


1.Kendall Jenner
Dhe modelja më e paguar për vitin 2018 është Kendall Jenner, e cila numëron plot 22 milion dollarë në vit. Ajo ka filluar karrierën e saj si modele që në moshën 14 vjeç, e cila me ndihëmn e familjes së saj është shfaqur në kopertinën e Teen Vogue. Që nga ajo kohë, Kendall është edhe e preferuara e stilitëve. Ajo ka bërë fushata me markat më të njohura: përfshirë: Fendi, Calvin Clein etj. Ajo këtë vit do të rikthehet edhe tek sfilata e Victoria Secret që do të mbahet në dhjetor.

5a155f787101ad48e816614b-750-563.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039751529693604