Dikur dy çiftet më të përfolur në muzikë, Tuna-Getoari dhe Elvana-Flori, “luftonin” në heshtje se kush kryesonte në koncerte apo me klikime në youtube, ndërsa sot…gjërat kanë ndryshuar.
Këngëtarja nga Shkupi si duket nuk do që të jetë më në qendër të vëmëndjes për lidhje, ndarje apo shtatzëni, por me muzikë dhe projekte të reja. Kështu, pasi publikoi klipin “Bermuda”, Tuna këto ditë ka bashkuar forcat me një ndër kompozitorët më “in” të momentit, Flori Mumajesin. Këtë e tregon edhe nëpërmjet kësaj fotoje të shkrepur vetëm para pak minutash, ku këngëtarja na zbulon edhe epitetin interesant që ka për producentin. “Materniteti i hiteve”, e quan ajo Florin duke na treguar edhe se shumë shpejt pritet të nxjerrë nga “materniteti Threedots”, “fëmijën e saj” të radhës. Jemi të sigurtë se ky bashkëpunim do të përkthehet menjëherë në hit.